Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij janë kapur nga kamerat gjatë një konflikti.
Nuk është hera e parë që djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, dhe dashura e tij, modelja Hana Cross përfshihen në një zënkë publike, shkruan TheSun.
Por këtë herë ishte dashur edhe reagimi i sigurimit që t’i ndalë dyshen nga përleshja.
20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë kur shpërtheu debati mes tyre.
Dëshmitaret thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara dhe më pas Hana filloi të godasë Brooklyn me shuplaka, aq sa është dashur ndërhyrja e sigurisë për t’i ndarë.








