Foto

Djali e mban nën kontroll Madonnan pas problemeve shëndetësore, ndërsa shihen bashkë në një aeroport

Madonna është duke shkuar në pushime përpara ditëlindjes së saj të 65-të.

Në fotot nga Page Six, krijuesja e hitit “Material Girl” u pa duke kaluar nëpër qytet me djalin e saj 17 vjeçar, David Banda.

Ylli i muzikës pop dukej e shëndetshme dhe në humor të mirë, ndërsa David i vuri krahun rreth shpatullës së saj në aeroportin JFK në New York të mërkurën.

Mbretëresha e popit kishte veshur një xhaketë blu të kombinuar me pantallona të zeza dhe një kapelë që shkruante: “Spiritually Hungry”.

Sa për djalin e saj, ai kishte veshur një xhup të zi, syze dielli dhe mbante kufje rreth qafës, teksa shtynte një valixhe Louis Vuitton.

Në një fotografi, Davidi ishte parë duke mbuluar fytyrën e të ëmës.

Këngëtarja e “Like a Prayer” shoqërohej edhe nga një burrë që dukej se ishte truproja i saj.

Edhe pse është e paqartë se ku po shkonin dyshja nënë-bir, ditëlindja e 65-të e yllit të famshëm është më 16 gusht.

Dalja shënoi një nga pamjet e para publike të Madonnas që kur ajo njoftoi shtyrjen e turneut të pas problemeve shëndetësore.