Moneyz Music

DJ Geek largohet nga ekipi i Dafina Zeqirit, Moneyz Music

DJ Geek është larguar përfundimisht nga ekipi i Moneyz Music.

Përveç si partnerë, ai ka ndarë rrugët përfundimisht me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai thekson se së shpejti do të sjellë projekte të reja dhe se tashmë të gjitha mund t’i gjeni në kanalin e tij personal në YouTube.

Postimi i plotë i DJ Geek (pa ndërhyrje):

“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm. Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mua.

Ky ishte shou i fundit për mua në ekipin Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht.

Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës.

Është djali juaj, DJ Geek”.

Foto: Screenshot/Instagram