Petrit Pjetër Bylykbashi

Diznajeri nga Prishtina tregon se është prekur nga koronavirusi, ka një thirrje për personat që ka takuar kohëve të fundit

Dizajneri nga Prishtina, Petrit Pjetër Bylykbashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 apo koronavirus. Ish-banori i Big Brother bën thirrje që personat me të cilët ka kontaktuar kohët e fundit të adresohen te mjekët për masat e mëtutjeshme parandaluese.

“Te dashtunit e mi, Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus. Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e mëtutjeshme”, ka njoftuar ish-banori i Big Brother.

Ai tregon se rrethi i ngusht është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët lidhur me procedurat testuese dhe parandaluese të koronavirusit.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket. Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shume”, përfundon Bylykbashi.