Dita e sotme do të mbulohet nga këto zhvillime

Kolegji “Mehmet Akif” organizon edicionin e dhjetë me radhë të garës në gjuhën angleze në nivel kombëtar. Për komunën e Prishtinës, testi do të mbahet në shkollën ISP (International School of Prishtina). (Lagjja “Marigona Rezidencë”, Prishtinë)

Hapet Panairi i Bizneseve të Grave. (Sheshi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren)

Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatin ekipor në pingpong më garat ekipore në superligën e femrave si dhe garat në ligën e juniorëve. (Shkolla “Tefik Qanga”, Ferizaj)

Në kuadër të Javëve të frankofonise mbahet maratona e leximit rreth librit Theo i lumenjve të J-M. Turine, Çmimi i pesë kontinenteve të Frankofonisë. (Fakulteti Filologjik, Prishtinë)

Jepet shfaqja për fëmijë “Mustaqoshi Larosh”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt, do të protestojnë me kërkesë asfaltimin e rrugës. Ata do të bllokojnë rrugën në kryqëzimin e rrugës Babush i Ri. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj)

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetari Reshat Nurboja do të mbajnë konferencë për medie. (Selia e partisë, Kompleksi Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor të Rinisë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)