Dita e fundit e korrikut me mot me shi

Dita e fundit e muajit korrik parashihet të përcillet me reshje shiu në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas IHK-së, të dielën e 31 korrikut do të mbajë mot me diell e vranësira. Gjatë mëngjesit parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë celsius.