Bashkia e Tiranës sot ka rrikthyer iniciativen ”Dita pa makina”, duke synuar kështu që të vetëdijesoj qytetarët që së paku një ditë të qarkullojnë pa automjete.
Sot në Shqipëri festohet dita e Dëshmorëve të Kombit , dhe për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe ofrimit të mundësisë së kremtimit të kësja dite në qetësi Bashkia e Tiranës ka marrë masa për ndalimin e qarkullimit me automjete në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, nga ora 08.00 deri në orën 17.00.
Kufizime do të ketë edhe në sheshin “Nënë Tereza”, deri mesnatën e datës 6 maj. Qarkullimi i automjeteve, makinave të emergjencës dhe Policisë do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.







