Distria Krasniqi, e artë në Kinë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur ta fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

Në finalen e madhe, kosovarja e dëshmoi sërish forcën e saj duke e mposhtur xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar.