Diskutohet për dialogun Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë të ditur së sot do të organizojë tryezën “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”.
Në këtë tryezë do te mbahet një diskutim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik.
Hapjen e kësaj konference do ta bëjë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Konferenca mbahet në Swiss Diamond, duke filluar nga ora 10:00.