Diskutimi i qytetarit me policinë, për mos-vendosje të maskës: Më thanë ankohu tek Kryeministri

Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta në parandalimin dhe luftimin e virusit COVID-19.

Ndër to është edhe vendosja e maskës, e cila në muajin e kaluar u bë e detyrueshme për secilin qytetarë.

Por një qytetar në Prizren u gjobit sot, pikërisht për këtë arsye.

Në video mund të shihni momentin e diskutimit të qytetarit me zyrtarët policorë të cilët edhe i morën të dhënat për shqiptimin e gjobës për mos-bartje të maskës, ani pse në momentin që iu kërkua maska ai e vendosi.

Qytetari dëgjohet duke i kërkuar policisë një dokument për ta ditur se sa është dënuar, por të njëjtën nuk e mori.