ndotja

Diskutim për ndotjen e ajrit

Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation (BGF) mbajnë Konferencën mbi Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban që do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të ofrojë mundësinë e diskutimt mbi sfidat politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban.

Ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e BE-së në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikim Urban. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:00)