Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, e martë, mbledhjen e radhës në orën 15:30. Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është prezantimi i raportit për verifikimin e votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i Komisionit, Valmir Elezi, tha se Sekretariati i KQZ-së ka përgatitur një rekomandim për rinumërimin e disa vendvotimeve, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrin anëtarët e KQZ-së, shkruan Reporteri.

“Gjatë mbledhjes së sotme do të prezantohet raporti i verifikimit të votave për 2% të vendvotimeve. Bazuar në gjetjet e evidentuara, Sekretariati ka përgatitur rekomandimin për rinumërim, por për këtë vendosin anëtarët e Komisionit,” tha Elezi.