Disa të therur me thikë në Manchester, zona rrethohet nga policia – pamje nga vendi i ngjarjes

Disa njerëz janë plagosur pasi policia u thirr në një seri goditjesh me thikë në qendrën tregtare Manchester Arndale.

Policia e Mançesterit konfirmoi se “njerëz të shumtë” ishin lënduar në sulmet e së premtes në mëngjes, shkruajnë mediat britanike

Ndërkohë disa pamje tregojnë oficerët e armatosur të policisë rreth “Exchange Square” të qendrës tregtare.

Është e panjohur nëse sulmet kanë rezultuar në ndonjë fatalitet, por një zëdhënëse e Shërbimit të Ambulancës në North West tha që mjekët kishin trajtuar katër persona.

loading…