Disa persona e rrahin rëndë prishtinasin gjersa po ecte rrugës me shoqen e tij

Një person në Prishtinë dje pas mesnatës është rrahur keq nga disa persona të panjohur.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me shoqen e tij femër kosovare,  është sulmuar fizikisht nga disa person-a të panjohur

Të njëjtit, sipas tij janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor teksa rasti është duke u hetuar.