Të drejtën e votës, po e shfrytëzojnë edhe disa nga pacientët e QKUK-së të cilëve iu është aprovuar kërkesa e tyre nga ana e KQZ-së.

Ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe iu kanë mundësuar pacientëve të shtruar atje ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, njofton Klankosova.tv.

Por, ka edhe pacientë të cilëve iu pamundësua votimi, sepse ata nuk e gjetën emrin e tyre në listë.

Kështu raporton Klan Kosova

Ne intervistë njërin nga pacientët, Abedin Hajdarin, tha se kjo është një padrejtësi e madhe.

“Se e qet votën time dikush aty. Kam pasur dëshirë ose ta qes votën vet, ose ta bëj iks, kërkush mos me pasë mundësi me votu aty”, u shpreh ai.