Disa nga tentimet e kësaj jave të të burgosurve kosovarë për kontrabandë

Tentimet e të burgosurve kosovarë për të kontrabanduar drogën

Brenda burgut të Dubravës të shtunën u tentua të futet drogë e cila ishte sistemuar në atlete sportive, që cak kishin një të burgosur.

Ajo nuk ishte vërejtur në detektorin e metaleve por nuk i shpëtoi kontrollit fizik të zyrtarëve të shërbimit korrektues.

Në pjesën e sipërme të atleteve ishin fshehur 18 gramë drogë të llojit kanabis sativa.

Por, idetë kreative të të burgosurve shkojnë edhe më larg.

I tillë mund të jetë rasti kur në të njëjtin burg u tentua që përmes bishtit të tiganit të kontrabandohen 25 gramë kanabis.

Pavarësisht gjithë procedurave, shpeshherë të burgosurit krijojnë vet mjete artizanale të mprehta nëpër punëtoritë ku zakonisht punojnë , dhe të cilat më pas i shfrytëzojnë për të krijuar “incidente” me të burgosur tjerë.