Anëtarët e Komisionit Zgjedhor (GIK) në Beograd, të deleguar nga lista “Serbia kundër dhunës” (SPN), njoftuan se në seancat e së hënës dhe të martës kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Beograd.
Siç thuhet në njoftimin e dorëzuar nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, anëtarët e GIK-ut nga radhët e SPN-së kanë kërkuar anulimin e të gjithë zgjedhjeve, e jo rrënimin e vendvotimeve individuale.
“Një qëndrim të tillë e bazojmë në parregullsi të shumta, vjedhje evidente dhe në bazë të dëshmive që vërtetojnë ndryshimin e paskrupullt të vullnetit zgjedhor gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve”, kanë thënë anëtarët e GIK-ut.
Shtohet se gjatë seancave të së hënës dhe të martës, kryetari i GIK-ut, Zoran Lukiq, “demonstrativisht ua hoqi fjalën” dhe i shpërfilli të gjitha propozimet e tyre, për t’iu mohuar atyre të drejtën për ta vendosur fare çështjen e anulimit të zgjedhjeve në rend dite.
“Si kundërpërgjigje ndaj një sjelljeje të tillë e kemi braktisur seancën”, kanë thënë anëtarët e GIK-ut.
Ata thanë se do të vazhdojnë të insistojnë në anulimin e zgjedhjeve në Beograd derisa kjo kërkesë të respektohet në mënyrën e duhur.
“Veprimi ynë i përgjithshëm si anëtarë të GIK-ut bazohet në mbrojtjen e vullnetit zgjedhor si një nga bazat themelore të demokracisë. Si anëtarë të GIK-ut, është detyrë e jona ligjore dhe morale”, thuhet në komunikatë.







