Diplomati rus në Letoni organizon festë gjatë karantinës dhe bënë gjeste të pahijshme ndaj fqinjve

Diplomati rus në Letoni organizon festë gjatë karantinës dhe bënë gjeste të pahijshme ndaj fqinjëve

Ministria e Jashtme e Letonisë i ka dërguar një notë proteste të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Federatës Ruse në Letoni, Vadim Vasiliev. Nota e protestës ka të bëjë me shkeljen e masave anti-Covid dhe gjestet e pahijshme të atasheut ushtarak rus Ruslan Ushakov, shkruan Ballkan.info.

Ushakov në oborrin e shtëpisë ku banon, kishte organizuar një ndejë me pjesëmarrjen e rreth 10 personave. Për shkak të shkeljes së masave anti-COVID dhe zhurmës nga muzika e lartë, fqinjët e kishin lajmëruar rastin në polici.

Policia bashkiake e Rigës e ka konfirmuar rastin, duke thënë se atë ditë kishin marr dy ankesa për adresën ku banon Ushakov. Ankesat kishin të bënin me organizimin e një tubimi të paligjshëm dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policët e kishin vizituar adresën ku kishte ankesa dhe pasi nuk kishin mundur të konfirmojnë informacionet e pranuara nga ankuesit ata ishin larguar. 

Fqinjët e Ushakov që ishin dëshmitar te gjithë rastit thonë se policët kishin vizituar vendin e ngjarjes dhe kishin biseduar me Ushakov, por nuk kishin hyrë brenda dhe nuk kishin mundur ti shihnin mysafiret e Ushakov.

Pasi largohet policia, Ushakov ishte kthyer nga shtëpitë e fqinjëve të tij dhe kishte filluar ti fyej dhe të bëjë gjeste të pahijshme, duke ju treguar gishtin e mesëm.

Fqinjët e kishin filmuar Ushakovin dhe i kishin publikuar fotot e ahengut ku nuk respektoheshin masat anti-COVID dhe gjestet e pahijshme të Ushakovit.

Pas kësaj Ministra e Jashtme e Letonisë kishte filluar ta trajtoj rastin e Ushakov, duke u shprehur se incidentin e konsideron serioz dhe të papranueshëm. Sipas ministrisë “Konventa e Vjenës” ofron privilegje të caktuara për stafin diplomatik, por përkundër kësaj çdo përfaqësues diplomatik duhet të sillet me respekt dhe në përputhje me normat ligjore të vendit pritës.

Ushakov nuk është diplomatet i vetëm rusë që nuk i ka respektuar masat anti-COVID, në shtetin ku shërben. Me 21 janar 2021, Ministria e Jashtme e Shqipërisë e kishte shpallur person Non Grata dhe e kishte dëbuar diplomatin rus Alexei Krivosheev, pikërisht për shkelje në mënyrë të përsëritur të masave anti-COVID, masa të vendosura nga Qeveria Shqiptare. /Ballkani.info/