Diplomati italian futet në mes të plumbave në Kabul, për të shpëtuar vogëlushin

Imazhe prekëse janë këto që kanë “pushtuar” rrjetet sociale, ku një diplomat italian, Tommaso Clausi futet në mes të plumbave për të shpëtuar një fëmijë në aeroportin e Kabulit.

Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli italian u dërgua në Kabul në janar të vitit 2019.

“Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t’iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”- shkroi në Facebook ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio.