Diplomacia e Kosovës në “gjumë”, ambasadori Sabri Kiçmari pëlqen fjalimin e Edi Ramës në OKB

Diplomacia kosovare po vazhdon heshtjen lidhur me gjithçka që ndërlidhet me Gjykatën Speciale. Miratimi i rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, e cila kundërshton raportin e Dick Martyt, ka bërë që nga shumica e kosovarëve të simpatizohet lidershipi i Edi Ramës.

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, është ndër personalitet e pakta të diplomacisë kosovare, që duket se po e mbështet rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt.

Kiçmari i ka bërë “Like” kryeministrit Edi Rama në një postim në Facebook, i cili në fjalimin e tij në OKB tha se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit të Dick Martyt, shkruan Demokracia.com.

Pikërisht në Japoni, ku Kiçmari është ambasador, kryeministri Kurti tani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Dy shefet e Kiçmarit, ministrja Gërvalla dhe presidentja Osmani, nuk janë shprehur fare entuziaste për këtë iniciativë të Shqipërisë.

Ky është postimi i plotë i Ramës, që i pëlqeu Kiçmarit:

🇽🇰SHQIPËRIA nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty! /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/watch/?v=1266021240920037