Dinamo e siguron titullin e 22-të të Kroacisë

Dinamo e Zagrebit ka vazhduar dominimin e plotë në futbollin e Kroacisë. Të dielën mbrëma Dinamo fitoi 5:1 ndaj Rijekës, në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit kroat. Dinamo e ka siguruar titullin tri xhiro para fundit.

Për skuadrën nga “Maksimiri” ky është titulli i 22-të i kampionit të Kroacisë.

Pjesë e Dinamos janë Arijan Ademi e Lirim Kastrati. Kastrati të dielën luajti në pjesën e parë, ndërsa Ademi u aktivizua në pjesën e dytë. Ademi është kapiten i Dinamos.