Zagreb

Dinamo e Amir Rrahmani, e frikshme, 4/4 në Ligën e Evropës

Skuadra e mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, Dinamo Zagreb e ka siguruar kalimin tutje në fazën tjetër të Ligës së Evropës duke e arritur kështu fitoren e katërt rresht në katër ndeshje të kësaj lige.

Skuadra kroate e mposhti në “Maksimir” 3-1 Spartakun e Tërnavës, ndërsa Rrahmani ishte i plotë për 90 minuta, shkruan Ballkani.info.

Në Grupin D, vendin e dytë e zë Fenerbahçe me 7 pikë, pastaj vije Spartaku me 3 dhe në fund është Anderlechti i Belgjikës me vetëm 1 pikë. /Ballkani.info/