Dimitrov: Për një apo dy javë, Maqedonia merr ulësen në NATO

Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës që vjen do ta nënshkruan protokollin për NATO, ndërsa në ulësen e Këshillit Veriatlantik do të ulet menjëherë pasi protokolli do të ratifikohet në Parlamentin grek, kështu u shpreh shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.

“Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të duhet të nënshkruhet protokolli për NATO. Pastaj duhet të kthehet në parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj pastaj që të gjithë miqtë tanë, ndër të parët Lituania, do ta ratifikojnë në Kuvendet e tyre. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm, transmeton alsat.

Ai theksoi se ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për herë të parë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes më 13 dhe 14 shkurt në Bruksel, ndërsa personalisht ai si ministër i Punëve të Jashtme në prill në takimin ministror të NATO-s në Uashington.