Dimal Basha: LDK e PDK po duan me u nxerrë tu shutu në minutën e 92’të pa nevojë, shutoni se nesër e ka radhën populli me shutu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se PDK e LDK po tentojnë me u nxerrë në minutën e 92’të duke shutuar pa nevojë.

E ai u bën thirrje që të “shutojnë”, kjo sepse sipas tij nesër e ka rradhën populli me shutu.

E me këtë hez, s’un kena me iu gjet as për farë, shkruan ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ai momenti kur PDK e LDK kërkojnë m’u nxerr në minutën e 92-të t’u shutu pa nevojë 🙂
Po more, shutoni sa t’doni, edhe shfyrtëzone në maksimum se veq edhe sot e keni, sepse nesër e ka radhën me shutu populli, e me këtë hez, s’un kena me iu gjet as për farë!