“Dil me mua, ose videot ia dërgoj burrit tënd”, kapet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj gruas në Vushtrri

Para disa ditësh është raportuar për një ngacmimin seksual me të cilin është përballur tash e një kohë një grua në qytetin e Vushtrrisë. Dikush përmes rrjetit social Instagram i ka kërkuar asaj që të dalë me të, në të kundërtën do ia dërgoj videot bashkëshortit të saj i cili ndodhet jashtë Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas gati tri javësh është arritur që të identifikohet personi i dyshuar, i cili kishte dërguar vazhdimisht në adresën e 40-vjeçares mesazhe me përmbajtje të ngacmimit seksual.

Pas arrestimit 30-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim seksual’.