RTK

Dikush shau gjatë transmetimit të parakalimit të ushtarëve të FSK-së, RTK del me një reagim

Një person u dëgjua duke sharë sot kur televizioni publik po e transmetonte parakalimin e ushtarëve të FSK-së me rastin e 25 vjetorit të çlirimit.

“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person prapa kamerës.

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës thotë se :audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve”.

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në reagimin e menaxhmetit të RTK-së.