Dikur shoqe, sot Dafina e bllokon në rrjetin social Instagram (FOTO)

Këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri kohën e fundit ka udhëtuar shumë në botë kështu duke bërë shumë miq por jo të gjithë i dolën ashtu siç ajo mendonte.

Dafina ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” duke treguar se njërën prej mikeshave të saj, Atika Khadil, me të cilën kaloi shumë kohë dhe momente të bukura, e bllokoi dje.

“I bllokoj njerëzit që i kalojnë vitet e jetës duke ta konsumuar energjinë tënde për të marrë atë që dëshirojnë.”- kishte shkruar Dafina në këtë postim.

Ndryshe, Dafina së fundmi ka publikuar këngën e saj të titulluar “Alo” në bashkëpunim më Dj Geek