Dikur shërbeu si ushtar në Kosovë: Deputeti gjerman plagos dy policë pasi ia ndërpresin një ndejë private

Deputeti i shtetit gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow mund të jetë në shënjestër të sistemit të drejtësisë penale për shkak të përfshirjes në një ndejë në Cottbus që shkeli rregullat e pandemisë.

Sipas informacioneve të gazetës postdamer, politikani 46-vjeçar tani po hetohet si i dyshuar sepse thuhet se ka kërcënuar zyrtarët.

Siç është raportuar, kishte pasur sulme nga mysafirë agresivë kundër zyrtarëve kur policia përfundoi festën e ditëlindjes me nëntë pjesëmarrës më 27 dhjetor.

Dy oficerë u plagosën lehtë në operacion. Policia ishte thirrur nga fqinjët për zhurmë shqetësuese.

Ndryshe, deputeti gjerman kishte shërbyer në Kosovë si ushtarë gjatë viteve 1999-2000.