Dikur pati një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, por sot Dj Sardi e rendit të fundit të dashurin e saj

Dj Sardi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Sfidës “Ndaje ose kovën” nuk mund t’i shpërtonte as Sardi, i cili u vendos para një pyetjeje pikante në lidhje me kolegët e tij. Sardi duhet të zgjidhte mes dj-ve të njohur shqiptarë si Dj Aldo, Dj Vin Veli, Dj Geek dhe Dj Flow atë më të mirin dhe atë më pak të mirin sipas tij.

Sardi si më të mirin zgjodhi Dj Flow, ndërsa atë më pak të mirin zgjodhi Dj Geek, i cili njihet edhe për publikun si partneri i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri me të cilën Sardi ka edhe një bashkëpunim.

Mirëpo Sardi nuk nguroi t’i rendiste të gjithë dhe kështu ishte renditja: Dj Flow, Dj Aldo, Dj Vin Veli dhe Dj Geek.