Dikur ish-kryetar i Pejës, por a arriti këto zgjedhje t’i mbledh votat nga qyteti që udhëhoqi

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se i marrë votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit

Sipas tij, AAK ka pasur rritje në Pejë për 1 mijë e 700 vota.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Të nderuar qytetarë të vendit e veçanërisht të Komunës së Pejës

Kam kënaqësinë t’ju informojë se falë besimit tuaj dhe mbështetjes së pakursyer, unë kam marrë votën e nevojshme dhe jam Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, 100% shtet!

Zotohem se vota juaj është përgjegjësi për mua dhe do të jetë në funksion të ndershmërisë për qytetarin, votuesin, programin e AAK-së dhe në radhë të parë, për proceset e shtetit të cilave do t’ju përgjigjemi si çdo herë në tema!

Besimi juaj në masë për mua, më obligon që në Kuvendin e Republikës, të jem gardian i mbrojtjes së interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit.

Andaj, Pejës dhe dukagjinit do t’ja vazhdojmë projektet dhe do t’ja mbrojmë bashkë prioritetet.

Jam i nderuar të vazhdojë rrugëtimin me Aleancën, tani edhe në Kuvendin e Kosovës, por ju garantojë se për inetresat e Pejës do veprojë si Deputet i të gjithë qytetarëve, atyre që më votuan dhe që nuk më votuan. Kjo është edhe kulturë e ndërtuar ndër vite në familjen e AAK-së, nga lideri ynë z.Ramush Haradinaj!

Dua t’ju konfirmojë se, përkundër rezultatit dhe vështirësive me të cilat u përballë Kryeministri Haradinaj në këto periudha, duke ju falënderuar juve, Aleanca në Pejë ka arritur të ketë rritje të votës në rreth 1 mijë e 700 sosh.

Një falënderim të veçant për strukturat e partisë, aktivistët, simpatizantët dhe kandidaturat e listës!

Aleanca do të mbetet 100% në shërbim të vullnetit qytetarë.

Qoftë nga pozita apo nga opozita, AAK dhe kreu i saj z.Haradinaj çdo herë do jenë në funksion dhe shërbim të temave dhe proceseve të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës dhe qytetarinë e saj!

Nuk ka asgjë që mundë ta ndalë rrugëtimin e sinqertë të liderit tonë Ramush Haradinaj.

Faleminderit dhe mirë u takofshim në rrugëtimin tonë të ri të përbashkët.

loading…