Dikur i kritikonin xhipat me xhama të zi, tash Sveçla nënshkruan vendim që një ministri ia lejon këtë

Insajderi ka publikuar një vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sipas të cilit ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i lejohet përdorimi i xhamave të errësuar në veturën zyrtare të tij.

Sipas vendimi, Krasniqit i lejohet që vetura zyrtare të përdorë targa civile si dhe xhama të errësuar.

“Lejohet regjistrimi me targa civile dhe vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezimin e xhamave të automjetit në pronësi të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me nr. Të targave 3Z-121-14, dhe me nr.identifikues (të shasisë) SALFA24B27HD35593”, thuhet në vendim.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, vetura e Krasniqit “jeep frelander” që barte target zyrtare 3Z -121-14Q tash pas vendimit të MPB-së bart targat civile 01-683-SP.

Përndryshe, xhamat e errësuar në vetura, ishin kritikuar nga Vetëvendosje në kohën sa ishin në opozitë.