Digjet shtëpia e një personi në Brezovicë ku po qëndronte me qira

Orët e hershme të mëngjesit të djeshëm është përfshirë ngs flakët një shtëpi në Brezovicë, ku po qëndronte me qira një person.

Ai e ka raportuar rastin në Polici, ndërsa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dogji një pjesë të objektit.

Përveç dëmeve materiale, nuk janë raportuar lëndime në njerëz

“Zona industriale, Brezovicë 05.04.2020-04:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një pjesë e shtëpisë ku ishte duke qëndruar me qera. Njësit përkatës edhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e Policisë.