Një veturë është djegur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.

Në këtë foto të dërguar shihet se si vetura është djegur e tëra në rrugë.

Njësitet e policisë janë të pranishme në vend dhe po merren me rastin.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare dhe nuk dihet a ka të lënduar nga ky rast. /Ballkani.info/