Digjet një veturë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ishte afër pompës së derivateve

Një veturë është djegur sonte gjatë mbrëmjes në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Në fotografitë e lexuesve shihet një veturë afër një pike të derivateve në Ulpianë e cila kishte filluar të digjej.

Gjithashtu në foto shihen edhe zjarrfikësit të cilët kanë kryer punën e tyre duke e shuar zjarrin.