Digjet një shtëpi në Qyshk të Pejës, policia jep detajet

Një shtëpi ka marrë flakë mbrëmjen e së martës në Qyshk të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Më datën 14 mars rreth orës 18:50 është raportuar se një shtëpi në fshatin Qyshk të Pejës ka marrë flakë”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por dëmet materiale ishin shumë të mëdha.

Sipas policisë, në ketë incident nuk ka njerëz të lënduar.