Një depo është kapluar nga zjarri në fshatin Miradi të Komunës së Fushë Kosovës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ajo.

Ballkani.info ka siguruar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE: