Një banesë në qendër të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, shkruan Sinjali.

Sipas informacioneve të para, banesa që u përfshi nga zjarri është në rrugën “Bajram Kelmendi”, te “Katër Llullat” në qendër të Prishtinës.

Reagimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.