Lajmi i fundit

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, si pasojë e tymit katër persona pranuan tretman mjekësorë – ndër ta dy policë

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën ‘Hajrullah Zymi’, në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“ Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt(banesë) në rrugën ‘Hajrullah Zymi’, në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Ballkani.info/