Digjen katër vetura në Budva, dy nga to bartnin targa ukrainase

Katër automjete janë djegur nga zjarri në Budva në orët e para të së shtunës.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa “Vijesti” jozyrtarisht ka mësuar se dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, përcjell Demokracia.com.

Nga zjarri i ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit është djegur një furgon dhe tre makina.

Zjarrfikëset kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në automjetet e tjera në afërsi.

Të djegura ishin dy automjete me targa ukrainase dhe dy me ato të Budvës.