Dieta që e mban në formë trupin e Jennifer Lopezit

Këngëtarja dhe aktorja latine është në top-listë për format e saj trupore. Por kush është sekreti për përmasat e saj ideale dhe të lakmueshme nga të gjithë.

Lopez kujdeset gjithmonë të hajë perime dhe gjëra organike. Dieta e saj bazohet në një ekuilibër të mirë me proteina dhe ushqime të freskëta. Asgjë industriale. Diçka tjetër që nuk konsumon Lopez është alkooli.

Po çfarë konsumon këngëtarja nga mëngjesi në darkë

Mëngjesi

Një kafe dekafeinato dhe një përzjereje proteinash

Dreka

Një sallatë e pasur me perime të papërpunuar dhe një ushqim që përmban proteina. Jennifer është ‘e çmendur’ për salmonin, mishin me pak yndyrë ose djathin e bardhë.

Darka

Nuk ndryshon shumë nga dreka. Veç perimeve JLo kujdeset të shtojë drithëra ose quinoa.