Dibran Hoxha

Dibran Hoxha për zëdhënësin e BE-së: Po e luan rolin e kaubojit

Analisti politik, Dibran Hoxha ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Hoxha në “Debat Plus”, zëdhënësin e BE-së, e cilësoi si njeri që po e luan rolin e “kaubojit”.

“BE dhe Peter Stano mund ta luajnë rolin e kaubojit, po e luajnë rolin e kaubojit”, tha ai.

Hoxha tha se Kosova ka marrë hapa për deeskalim të situatës sipas kritereve të vetë BE-së.

“Nëse ne i kemi implementu ligjet në fuqi, nëse jemi sillë edhe kur ata kanë konsideru eskalueshëm, tash jemi sillë deeskaluseshëm sipas kriterit të tyre, nuk e di çfarë duhet tjetër të bëjmë”, tha ai.