Dibran Hoxha

Dibran Hoxha: Izraeli është shtet fashist, vrau gra e fëmijë, ndërsa Serbia nuk është

Analisti Dibran Hoxha ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Debat Plus” se Izraeli është një shtet fashist dhe Kosovës nuk i duhet njohja e saj, ndërsa ka thënë se Serbia nuk është një shtet fashist.

“Izraeli është shtet fashist, çka m’duhet mu ajo njohje prej saj. Shtet që i shtyp të drejtat elementare të njeriut, për çka m’duhet njohja e Izraelit, edhe me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Pse… sepse ata kanë heq dorë prej të drejtave elementare të njeriut”, deklaroi Dibran Hoxha.

@ballkani.info Dibran Hoxha harron që Serbia vrau mijëra civilë, gra, burra e fëmijë në Kosovë, thotë se “Izraeli është shtet fashist, por Serbia jo” #kosovo #dibranhoxha #shba #lufta #civil #viral #tiktok ♬ original sound – Ballkani.info

Pas kësaj deklarate ndërhyri gazetari Lirim Mehmetaj duke e pyetur;

“Pse zotëri po e kërkon njohjen prej Serbisë, kur edhe Serbia është shtet fashist?”

“Jo, jo. Pse a i shkel të drejtat elementare të njeriut, a i vranë mijëra civilë edhe fëmijë Serbia, a…?”, çuditë me përgjigje analisti Dibran Hoxha.

Debatin e kësaj pjese mund t’a ndiqni në videon më poshtë nga min.  1hr:10min