“Diaspora i ka mësuar gënjeshtrat e juaja”: Haxhiu ia përmend deputetëve të VV’së rastin e Gjonbalajt me 50 milionë dollarë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu në seancën që u mbajt sot, u ka përmendur atyre të VV’së, rastin e mërgimtarit në SHBA, Gazmend Gjonbalaj, i cili premtoi 50 milionë dollarë nëse Albin Kurti bëhet kryeministër, por nuk i solli asnjëherë ato.

Haxhiu në seancën ku po diskutohej për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës, për këta tha se i kanë mësuar gënjeshtrat e VV’së.

E këtu, ai ka përmendur edhe rastin e Gazmend Gjonbalajt, i cili kishte premtuar 50 milionë euro në rast të fitores së Albin Kurtit më 6 tetor 2019.

“Diaspora i ka mësuar gënjeshtrat e juaja, e ju deputetët në Kosovë po kërkoni shpëtimin në Diasporë. Po e marr rastin Gjonbalaj që gënjeu për 50 milionët e famshëm”, ka thënë ai.
0

Kujtojmë se Gjonbalaj nuk kishte reaguar lidhur me paratë pas fitores së Kurtit, ndonëse e kishte uruar këtë të fundit pasi arriti të bëhej kryeministër.