Diaspora e madhe, për një ditë i dërgojnë në fondin e Qeverisë mbi 85 mijë euro

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka falënderuar mërgatën për ndihmën që po i bëjnë buxhetit të Kosovës.

Ajo tha se qysh në ditën e parë kur kryeministri Kurti bëri thirrje për ndihmë pati mbi 250 transaksione.

Statusi i plotë:

 

Mërgata ♥️

 

Edhe një herë, si çdo herë. Sa herë që ka nevojë Kosova, mërgata jonë është aty për të ndihmuar.

Vetëm në ditën e parë pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë, zt. Albin Kurti për mbështetjen e mërgatës për tejkalimin e COVID-19, mbi 250 transaksione, mbi 85.000 euro.

E çdo cent i dhuruar është i fituar me djersë, e nga zemra.
Ju faleminderit!