Diamanti i dytë më i madh në botë, i ka 1.758 karat – peshon 350 gramë

Diamanti gjigant Sewolo, i dyti për nga madhësia në botë, do të thyhet në Antverpen ku kompania HB prej tij do të prodhoj stoli të ndryshme, raporton  Focus on Belgium.

Shtëpia e njohur e modës LouisVuitton ka përzgjedhur kompaninë FB ta thyej diamantin prej 1.758 karatë dhe që peshon 350 gramë – që ka madhësinë e topit të tenisit.

Sewolo që në gjuhën e Botsvanë do të thotë “gjetje e rrallë”, ishte gjetur në prill të vitit të kaluar në Botsvanë

Vlerësohet se kushton më shumë se 50 milionë dollarë. Megjithatë ky diamantit do të thyhet dhe do të ndahet në copa të diamanteve të vegjël. E kjo procedurë do të zgjasë disa muaj.