Dialogu me Turqinë në Tiranë? Përgjigjet ministria e Jashtme greke

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm turk se është i gatshëm të takohet në Tiranë me homologun e tij grek, ka reaguar edhe një përfaqësues i ministrisë së Jashtme greke.

Niko Dendias ka shkruar në rrjetet sociale se nuk ka marrë asnjë ftesë të kësaj natyre, duke konfirmuar përgjigjen e zyrtarit të ministrisë, Alexandros Papaioannou.

“Vendi ynë nuk ka marrë një ftesë për dialog. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë zyrtari i Ministrisë së Jashtme greke.

Dy vendet janë në konflikt për çështjen e detit, për të cilin kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.