VIDEO

Dhurimi i flokëve për të prekurit me kancer, hoxhallarët me deklarata të ndryshme

Shumë persona i dhurojnë flokët e tyre për të prekurit me sëmundjen e kancerit.

Disa këtë e bëjnë si shenjë solidarizimi por edhe bamirësie. E lidhur me këtë gjest hoxhallarët nuk po bien dakord me deklaratat e tyre.

Bëhet fjalë për hoxhën Shefqet Krasniqi dhe hoxhën Ahmed Kalaja.

Krasniqi thotë se flokët sipas fesë islame nuk i lejohen askujt t’i dhurohen qoftë edhe për bamirësi.

Kurse Kalaja ka një deklaratë ndryshe ku thotë se flokët lejohen sipas fesë të dhurohen për bamirësi.