Dhunohet seksualisht një femër në Lipjan: Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër, shkruan ballkani.info

Lajmi u bë i ditur nga policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia njofton se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lipjan 23.11.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.