Dhunohet një femër në Fushë-Kosovë, e njëjta dërgohet në strehimore

Një person i dyshimtë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë dhunuar viktimën femër.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar në strehimore.

“Fushë Kosovë, 21.11.2020-NN. Me datë 23.11.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dhunuar viktimën femër kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.