Basketbollisti i Bashkimit, Lejson Zeqiri është sulmuar pak sekonda para përfundimit të ndeshjes.
Zeqiri është goditur me grushte në kokë, derisa tifozët në parket ishin përleshur mes vete.
Bashkimi kishte epërsinë prej 6 pikëve kur kishin mbetur 5 sekonda deri në përfundimin e ndeshjes.
Ndeshja momentalisht është ndërprerë.
Kjo ishte ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Bashkimit e Pejës.







